Gani Geci ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli 9 shkurtin 2025 datën e zgjedhjeve parlamentare.
Geci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo datë ka rasistur të jetë edhe ditëlindja e vajzës së tij, deputetes së LDK’së, Marigona Gecit.
Ai njoftoi se Marigona Geci ka lindur me 9 shkurt 1992.
“Me datë 9 shkurt 2025, presidentja paska caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, kjo datë paska rastisur të jetë edhe ditëlindja e vajzës time deputetës së LDK-së, Marigona Gecit e cila ka lindur me 09 shkurt 1992”.