Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu në një postim të saj në Facebook e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si ‘mashtruesi në aksion’.
Deputetja Musliu shkruan se Kurti nuk paska ditur ҫka me gënjy sot dhe ka dalë për me inauguru rihapjen e tuneleve në linjën hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Ajo tutje shkruan se shihet qartë se ky tunel është në fazën fillestare.
Postimi i plotë:
MASHTRUESI NE AKSION!
Albin Kurti s’paska ditë ҫka me rrejt sot dhe paska dalë me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
S’ke nevojë me qene fare inzhinier i ndërtimtarisë apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu që ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jashtë betonit, rrjedha e ujit që shihet në tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit në hyrje të tunelit janë vetëm disa elemente që shihen qartë dhe të bijnë në përfundim se inagurimi është i parakoheshëm.
Ҫka e ka kaq për ngutë MASHTRUESI vetëm ai e di.