Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ganimete Musliu ftoi Prokurorinë ta intervistojë Jeton Musliun, reagon Flutura Kusari

 
   

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka folur lidhur me rastin për ‘Atentatin’ në Shkup, për të cilin u aludua se ky informacion u konfirmua nga anëtarë të Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së.

Musliu në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se për këtë çështje, redaktori I RTK’së, Jeton Musliu do të duhej të ftohej në intervistim nga Prokuroria.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar juristja e mediave, Flutra Kusari, e cila tha Prokuroria nuk guxon ta ftojë në intervistim Jeton Musliun, pasi këtë të fundit e mbron Ligji për Mbrojtje e Burimeve të Gazetarisë.

Sipas saj, kjo do të ishte ndërhyrje flagrante në lirinë e medias.

“Jo, prokuroria nuk guxon me e ftu Jeton Musliun per me marre informata sepse ate e mbron edhe Ligji per Mbrojtjen e Burimeve te gazetarise. Kjo do te ishte nderhyrje flagrante ne lirine e medias.

Prokuroria duhet te hetoje shkeljen e konfidencialitetit nga ata qe kane obligim te ruajne konfidencialitetin. Kam shprese ne prokurorine e Kosoves qe nuk do te shkretoje kunder sinjalizuesit Jeton Musliu. Ai duhet te mbrohet e jo te hetohet”, shkroi Kusari në Facebook.