Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Garë” me makinë, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Monza-Saronno, sipas autoriteteve italiane për shkak të garave me makina. Nga aksidenti humbi jetën 22-vjeçari Arnold Selishta.

Aksidenti siç raporton Corriere Della Sera u regjistrua pak kilometra larg shtëpisë së të riut shqiptar.

Sipas autoriteteve në Itali, automjetit u rrokullis disa herë dhe mori flakë, e drejtuesi i veturës dyshohet se ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe tani rrezikon të akuzohet për vrasje, përcjell albinfo.ch.

Disa dëshmitarë raportuan se gara mes dy makinave dukej se ishte në zhvillim e sipër. Selishta ishte në bordin e Range Rover që udhëtonte në itinerarin Monza-Saronno rreth orës dy dhe i cili përfundoi jashtë rrugës, ndoshta për shkak të shpejtësisë së tepërt.

22-vjeçari, i nxjerrë nga makina nga zjarrfikësit, u transportua në gjendje të rëndë për në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ku ndërroi jetë pak kohë më pas.

Me viktimën udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët kanë mundur të dalin vetë nga makina dhe kanë pësuar lëndime të lehta./abcnews.al