Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Albini po mundohet që territori i Kosovës të mos tkurret

 
   

Avokati Tomë Gashi ka folur për takimin e 26 qershorit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe rezultatet që mund t’i sjellë për Kosovën.

Në Info Magazine, ai ka thënë se Kurti me punën e tij që është duke bërë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është duke u munduar që Kosova të mos humb territor.

“Albin Kurti duhet me qenë i kujdesshëm sepse pasojat mund të jenë të përjetshme. Atë çfarë po mundohet Albini është që Asociacionin që e kanë nënshkruar ata më herët, pra Albini është duke u munduar me mish e me shpirt është që ta zbusë atë situatë që Kosova të mos mbetet e tillë që me nënshkrimin e burrështetasve të Kosovës, që Kosova apo trojet shqiptare të tkurren”, ka thënë Gashi.