Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Gjermania kishte shpresa në Kurtin, i humbi pasi nuk ua plotësoi kërkesat

 
   

Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë pësuar një ftohje të theksuar që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit të kaluar.

Gashi ka theksuar se Gjermania kishte investuar politikisht në Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke e parë si një partner strategjik. Sidoqoftë, Gashi thekson se që nga refuzimi i Kosovës për të hequr ndalimin për futjen e mallrave serbe, Berlini ka filluar të humbasë besimin tek Qeveria Kurti.

“Albin Kurti do të dilte me një postim në Facebook, kur del në përkrahje të Berlinit. Kjo është hera e parë ku VV-ja sheh integrime të tjera përpos integrime e kombëtare… këtu VV-ja me fuqizu raportin me shtetin gjermane, dhe shteti gjermane fillon ta sheh si partner interesant të saj. Këtu fillon pozicioni i VV-së si partner strategjik kah Gjermania dhe jo Amerika… këtu fillon Gjermania të investojë politikisht në fuqizimin e VV-së… VV-ja e ka ditur që dikur Gjermania do të vijë me një kërkesë… mos bërja e Asoiciacioni dhe kërkesave të tyre, e bën Gjermaninë të jetë shumë e hidhëruar me Qeverinë Kurti që një vit e dicka. Prej marrëveshje së Brukselit. Ky hidhërim ka eskaluar të Procesit i Berlinit. Është i vetëm mekanizëm i Gjermanisë që e ka në BE.

Shpërthimi i Sarrazinit nuk ka të bëjë vetëm me Procesin e Berlinit. Ka një humbje shprese, irritim të qeverisë gjermane në partneritetin që e kanë supozuar dhe e kanë sponsorizuar në LVV-në”, ka thënë Gashi.