Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi i LDK-së: Boll ma, kjo Qeveri duhet te shkarkohet – vendit i duhen zgjedhje

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK Arben Gashi ka thënë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, pas arrestimeve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme.

Gashi ka shkruar se qeverisja e Albin Kurtit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione e dështime.

“Boll ma! Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje. Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, dështime…”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë arrestuar pas bastisjeve të policisë në të dy lokacionet.

Të njëjtit dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Partitë politike opozitare në vend kanë kërkuar shkarkimin e Ministres Rozeta Hajdari pas këtyre arrestimeve, teksa kryeministri Kurti ka thënë se për këtë çështje do të deklarohet më vonë.