Ish-pjesëtarja e Policisë së Kosovës, tani avokate, Fehmije Gashi, ka ngritur shqetësime për mungesën e sigurimeve shëndetësore për policët, duke e cilësuar këtë si defektin më të madh në institucionin e Policisë së Kosovës.
Në një emision, Gashi ka vlerësuar heroizmin e policisë gjatë kohëve të fundit, pavarësisht kushteve të vështira.
“Të çështja e mbulesës shëndetësore është defekti më i madh. Madje Policia me sa jam në dijeni, përveç njësisë speciale nuk i kanë shujtat e ushqimit. Edhe lind pyetja si mund të jetë fizikisht një polic, sepse e kanë një orar të punës, mirëpo ndonjëherë nuk i dihet, sepse të jesh polic do të thotë të jesh 24 orë në shërbim të atdheut.
Vërtet policia e jonë ka treguar një heroizëm, sidomos kohëve të fundit.. e ka kthyer sovranitetin e Kosovës në territorin e Kosovës”, ka thënë Gashi.