Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi për Kurtin: I vetmi faj është se ka të drejtë

 
   

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Alaksandar Vuçiq do t’i kthehen nesër dialogut në Bruksel.

Komentatori politik Blerim Gashi, ka komentuar këtë takim, duke thënë se ndërkombëtarët iu kanë “gjuajtur” pa të drejtë kryeministrit Kurti.

“I vetmi faj i kryeministrit Kurti në këtë relacion është se ai nuk ka faj. I vetmi faj është se ka të drejt”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Vuçiq është ai i cili po destabilizon rajonin.

“Në qoftë se kemi një Vuçiq që destabilizon Republikën Sërpska me Dodikun e vet, realisht e merr ekzekutivin në Mal të Zi, instalon piuna në nivelin e zëvendëskryeministrit në Maqedoninë e Veriut…”, është shprehur Gashi.