Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi për takimin e paralajmëruar, Kurti-Vuçiq: Çudi, Kurti e Osmani vazhdimisht deklarojnë se jemi pothuajse në gjendje lufte me Serbinë

 
   

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, tash pas 9 muajsh është paralajmëruar që do të ketë takim mes tyre të mërkurën në Bruksel.

Analisti, Dardan Gashi thotë se ky takim nuk ka këndvështrim dhe po ndodh në fazë zgjedhore.

“Nuk e shoh me perspektivë një takim që ndodh kur vec jemi në një fazë po them zgjedhore, pavarësisht që dështoj ideja e Kurtit me shpërnda Kuvendin para pushimeve verore, si të kthehet kuvendi ka edhe pak punë dhe e shkarkon vetën, sepse pas shtatorit tetorit jemi në fazë zgjedhore,” ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

E takimin e paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiqit, Gashi po e quan habi, pasi sipas tij, vetë kryeministri e poashtu edhe presidentja shpesh përmendin që jemi pothuajse në “gjendje lufte me Serbinë”.

“Se pse Kurti pranon takim mnë këtë fazë me Vuciqin është me u quditë sepse vazhdimisht ai dhe presidentja deklarojnë ka të cillen se jemi pothuajse në gjendje të luftës dhe atë me Serbinë natyrisht, dhe nuk ka pasur asnjë milimetër lëvizje prej Serbisë sa i përkëet ati sulmi terrorist në veri të Kosovës qoftë një simbolikë që Serbia e pranon një lloj fajësie diku apo një kërkim falje apo bashkëpunim policor,” shtoi Gashi.

Se pse po pritet të ndodhë ky takim, Gashi thotë se ka diçka që fshihet prapa e që po e vë në “siklet” kryeministrin Kurti.

“Imagjinojeni të kishte nodhë kjo në ndonjë qeveri tjetër që ndonjë kryeministër pas Banjskës si asgjë hiq të shkoj e të bëjë takim, ktu po del me të vertetë një pytje e madhe se çfarë fshihet prapa dhe çfarë sikleti mund të jetë zotri Kurti që pranon sepse në këtë fazë kur nuk e dijmë kush është komisari i radhës në Bruksel pasi Lajcaku është i hendikepum e nuk e gëzon ndoshta besimin e qytetarëve.”

Gashi u shpreh i bindur se në këtë takim do të diskutohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Sa për deklaratat e njerëzve të tij që nuk do të flitet për asocicacion ato janë brockulla sepse e vetmja arsye që këto takime mbahen është asocicacioni asnjë arsye tjetër,” ka thënë Gashi.