Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Qeveria e karakterizuar nga korrupsioni, në vjeshtë do të kemi situatë të re

Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.

Gsshi para mediave tha se presin që në vjeshtë të ketë një situatë të re, transmeton Telegrafi.

“Ky sesion dhe ky qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën” tha ai.

Gashi shtoi tutje se, Qeveri Kurti është qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij, Kosova nuk mund të përballojë një qeveri të tillë.

Ndryshe, sot në Kuvend ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së korumit.