Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë që Serbia ka hequr dorë nga anëtarësimi në NATO.
Ai foli për këtë çështje teksa adresoi deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova.
Nëse realisht I referohemi deklaratës së publikuar në portale, nuk mund të konstatoj se në çfarë konteksti e ka përdorur, por nëse e ka përdorur në kontekstin e kushteve të cilat duhet shtetet t’i plotësojnë për të qenë anëtare, Serbia jo vetëm që ka deklaruar që nuk do të jetë asnjëherë anëtare e NATO-s, realisht ajo ka hequr dorë për të qenë anëtare e Aleancës Atlantike të Veriut, por nuk e plotëson asnjë kusht mbi të cilin funksionon kjo organizatë”, tha ai.
“Realisht nuk plotëson standardet që duhet t’i plotësojë një shtet për të qenë anëtare t’u u mbështetë në përcaktimet destruktive që I ka dhe vizionin e saj për shtetet fqinje, dhe rajonin në përgjithësi”.