Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, Shala ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

 
   

Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar me dhimbje për vrasjen e Naserit, një person i njohur për të, me të cilin kishte pasur kontakte të përditshme për shumë vite.

Shala ka shprehur tronditjen e tij kur ka parë lajmin për vrasjen e Naserit, duke thënë se ai ishte gjithmonë pozitiv dhe mikpritës.

“S’ka pas shans me kalu ka lokali i tij dhe mos me t’përshëndet e me t’thanë fjalë t’mira!

Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit për shumë vjet sa isha n’RTK dhe gjithmonë e ke gjet para lokalit, gjithmonë pozitiv! U ndjeva shumë keq kur e pash emrin e foton e tij që ishte vrarë pa pasur problem me askënd! Ngushëllime familjes! Dritë past shpirti i tij!” – ka shkruar Shala.