Shumë shpejt Komuna e Prishtinës do të filloj ndërtimin e nënkalimit në rrugën “Agim Ramadani”.
Ky projekt do të kushtoj rreth 4-5 milionë euro dhe se do ta jetsohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Krenar Xhaferi drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, në një intervistë për Indeskonline, ka treguar në detaje se cilat do të jenë lidhjet dhe si do të funksionon nënkalimi.
Ky projekt do të prekë rrugën “Bajram Kelmendi” dhe “Agim Ramadani” dhe do të jetë deri te rrethi i Komunës së vjetër, pastaj filon nga xhamia në drejtim të gjimnazit “Sami Frashëri”.
Në këtë pjesë do të zhvendoset komunikacioni në pjesën e poshtme, ndërsa në pjesën e sipërme do të jetë hapësirë e lirë për qytetarë”, tha Xhaferi.
Projekti i nënkalimit , sipas tij do të jetë gati deri në fund të këtij vitit ku parashihet përfundimi i të gjitha procedurave tenderuese.