Besa Gaxherri nga LDK-ja thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të dëmtuara, madje sipas saj, edhe më thellë se vet deklaratat e zyrtarëve të lartë.
Gaxherri thotë se, kryeministrit Kurti pas kësaj prishje miqësie nuk i ka mbetur gjë tjetër.
“Kjo ka kuptimin se mardhëniet tashmë janë dëmtuar shumë thellë, më shumë se sa kemi dëgjuar zyrtarët e lartë të SHBA-së, andaj Kurtit nuk i ka mbetë tjetër gjë veçëse, këtë farë populizmin e tij ta shetë në tregun elektoral, pra në kurriz të dëmtimit të Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.
Sipas Gaxherrit shqiptarët duhet të reflektojne sepse prishja e miqësisë me Amerikën është tradhëti kombëtare.
Prishja e kësaj miqësie është tradhëti kombëtare”, tha Gaxherri.
Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ndaloi përdorimin e dinarit serb.
“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti.