Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazeta zvicerane, argjentinasja i kishte dërguar nënës së saj video nga dasma në Kosovë

Gazeta zvicerane “20 Minuten” ka publikuar detaje të reja për 27 vjeçaren argjentinase Maria Clara Urdangaray, e cila dyshohet se u vra nga partneri i saj kosovar, në një hotel në Fushë Kosovë, duke e hedhur nga kati i gjashtë i hotelit.

Nëna e saj ka pasur kontakt për herë të fundit me vajzën e saj të dielën.

“Ajo na dërgoi video nga dasma. “Ajo dukej e lumtur dhe mirë” “Ajo dukej e lumtur dhe mirë. Nuk e kuptoj se si mund të ndodhte kjo”, ka thënë babai i vajzës.

E ndjera Maria Clara Urdangaray ishte nga qyteti i La Plata në Argjentinë, jo shumë larg kryeqytetit, Buenos Aires.

Në nëntor të vitit 2022 ajo ishte transferuar në Spanjë, sipas familjes së saj “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”.

Pas dy ose tre muajsh qëndrimi në Barcelonë, Maria u takua me të dyshuarin zviceran (kosovarin 32 vjecar E.* nga kantoni i Bernit), dhe pak më vonë çifti u transferua së bashku në Zvicër.

Siç është raportuar çifti kishte ardhur nga Zvicra për dasmen e vëllait të dyshuarit, të cilit Gjykata ia ka caktuar 30 ditë paraburgim nën dyshimin e bazuar për vrasjen e 27 vjeçares.