Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetarët afganë vizitojnë disa qytete të Kosovës për t’u njohur me historinë dhe traditën e vendit

Që nga dita e enjte, gazetarët afganë me ekipin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë vizituar disa qytete të Kosovës me qëllimin që të informohen nga afër me historinë, kulturën dhe traditën e vendit.

Ishin gjithsej pesë gazetarë afganë të cilët vizituan qytetin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës e Deçanit.

“Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Nadia Gulabzada dhe Rafiullah Nikzad, kanë vizituar qytetin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës e Deçanit”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Gazetarët afganë në këto qytete vizituan Teqenë e Bektashinjve, Teqenë e Madhe Ballkanike, Xhami, Muzeun Etnologjik, Çarshinë e Vjetër, Lidhjen e Prizrenit, Kalanë e Prizrenit, Sahatkullën dhe Manastirin e Deçanit.