Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pa shumë në qejf kur vizitoi Drenasin, me ç’rast tregoi se është mbesë e këtij Vërboc, fshat i Komunës së Drenasit, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën për media lidhur me këtë vizitë, e para e shtetit u pyet se mbesë e cilit fshat është.
Pa hezitim, Presidentja Osmani u tregua edhe zemërgjerë duke e ftuar një gazetar t’i bashkohet me dajtë e saj për drekë për të cilët tha se kanë përgatitur edhe ushqimin tradicional shqiptar, flijat.
“Presidente, ku i ke dajt”, ishte pyetja e gazetarit.
“Vërboc, a po vjen për flija”, u përgjigj Presidentja.
Por ky komunikim, e irritoi kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Ju kisha lut gazetarët… sepse nuk po kallxoni as kulturë as kurrgjë, unë i respektoj të gjithë. E di kush je (i drejtohet gazetarit). Mediat veç mos na prish muhabetin, sot jemi në Drenas, komunën kampion. Kështu që nuk vlen çka thua ti”, u shpreh Lladrovci.