![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/gazetari-gjerman-tallet-me-mediat-ne-serbi-vuciq-u-pajtua-ne-greqi-qe-kriminelet-ruse-te-sillen-para-drejtesise_64e4a621e274e.jpeg?resize=850%2C496&ssl=1)
Gazetari gjerman i FAZ-it, Michael Martens, ka komentuar tubimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropianë dhe me presidentin e Ukrainës.
Martens ka thënë se në këtë samit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqm është pajtuar për të dënuar krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë dhe e përkrahën sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.
Ai ka thënë se shumë mirë që Vuçiq e përkrah ndjekjen penale të krimeve të luftës të Rusisë.
Tutje, ai është tallur me mediat pro pushtetit të Vuçiqit në Serbi.
“Sigurisht, “Informer”-i, “Happy TV”-ja dhe media të tjera në Serbi do t’i kushtojnë shumë raportim këtij hapi të guximshëm.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Në Athinë, udhëheqësit e 10 shteteve të Evropës Juglindore i dënuan krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë dhe e përkrahën sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.
Kjo u përkrah edhe nga Aleksander Vuçiqi, president i Serbisë. Në tekstin e kësaj pjese të deklaratës thuhet: “Ne u pajtuan që nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për krime lufte dhe mizori të tjera, si sulmet kundër civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari.”
Shumë mirë të merret vesh që Aleksander Vuçiqi, si president i Serbisë, e përkrah ndjekjen penale të krimeve të luftës të Rusisë.
Sigurisht, “Informer”-i, “Happy TV”-ja dhe media të tjera në Serbi do t’i kushtojnë shumë raportim këtij hapi të guximshëm.