Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari i BBC – s: Sulmet ajrore sonte në Gaza, më të ashprat që nga fillimi i luftës

Izraeli është duke vazhduar sulmet ajrore mbi Gaza.

Sulme ka pasur edhe të dielën në mbrëmje.

Këto sulme sipas reporterit të BBC-s në Gaza, janë sulmet ajrore me intensive që nga fillimi i luftës.

Ai thotë se sulmet janë përqendruar në veri-perëndim të Gazës, me kampin e refugjatëve në Plazh – i njohur gjithashtu si kampi i Shatit – i bombarduar rëndë.

Më herët, zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha: “Ne sulmojmë me forcë të madhe. Sonte dhe çdo ditë, sonte tani ka një sulm të rëndësishëm.”

Mbi 9 e mijë e 700 palestinezë janë vrarë në Gaza deri më tani.