Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari i mbijeton tumorit në tru, Zijadin Gashi shpreson të kthehet shpejt në detyrë

 
   

Një prej emrave të njohur në botën e gazetarisë kosovare, Zijadin Gashi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në tru.

Përmes rrjetit të tij social në facebook, gazetari ka njoftuar se operimi ka rezultuar i suksesshëm dhe se tani me përkushtim të lartë pret që t’i kalojë edhe sfidat pas operacionit, duke shpresuar se një ditë do t’i rikthehet edhe profesionit.

Ai ka falenderuar edhe neurokirurgun Mentor Petrela, i cili bëri që Gashi të shpresojë sërish për t’iu kthyer jetës.

“I vëtdijshëm që ende mua më pret një betejë mbase e gjatë, përplotë me sfida, por me besim në Zot, në këshillat e vazhdueshme të Dok. Petrela, me mbështetjen e familjes që më qëndron afër çdoherë dhe të gjithë atyre që në këtë betejë do të më përkrahin e mbështesin, jam optimist se nuk do të jetë shumë e largët dita kur do të rikthehem në aktivitetet jetësore e pse jo edhe aktivitetet profesionale”, ka shkruar ai në facebook.

Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare  para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.

Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka ndarë mirënjohje për Gashin, pikërisht për kontributin e dhënë në gazetari, gjatë periudhave të vështira të Kosovës.