Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari i njohur ‘zbërthen’ deklaratat e Arben Ahmetaj, ja me kë po bën pazaret e fundit ish-ministri

Gazetari Elkier Bushkolaj është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj me deklaratat që po bën duket sikur po bën pazaret e fundit me Edi Ramën.

Në një intervistë, ai nënvizoi se qëndrimi i kreut të qeverisë Edi Rama ishte i butë në raport me Ahmetajn.

Ai shtoi mes të tjerash se nëse nuk do të ketë dënime kapitale dhe sekuestrime pasurish në lidhje me këtë rast, atëherë reforma në drejtësi ka dështuar.

“Ahmetaj më duket sikur po bën pazaret e fundit me Edi Ramën. Edhe qëndrimi i Ramës dje ishte shumë i butë në raport me Ahmetaj se sa ka qenë më para. Kjo është shumë e rëndë dhe për sistemin tonë të drejtësisë dhe për të gjithë autoritetet ligj-zbatuese. Mendoj se Ahmetaj s’ka guxim të bashkëpunojë me drejtësinë. Nëse nuk do kemi dënime kapitale dhe sekuestrim pasurish, atëherë ka dështuar reforma në drejtësi”- tha ai.