Organizata Reporterët Pa Kufij ka deklaruar se bombardimi i një grupi të gazetarëve në jug të Libanit ishte i qëllimshëm.
Bombardimi në të cilin mbeti i vrarë një gazetar i agjencisë së lajmeve “Reuters”, sipas organizatave që mbikëqyrin lirinë e mediave, nuk ishte aksidental, por i menduar mirë nga grupet militante dhe se gazetarët ishin të identifikuar me mbishkrime në jelekët e tyre.
Nga bombardimi mbetën të plagosur gjashtë gazetarë të tjerë të Reutersit, AFP-së dhe Al Jazeeras. Ata po raportonin për konfliktin në jug të Libanit më 13 tetor.
Nga bombardimi i parë ka mbetur i vrarë gazetari Issam Abdallah, ndërkaq më vonë është goditur edhe automjeti i Al Jazeeras, afër të cilit ndodheshin gazetarët e tjerë.
Dy raketat kanë ardhur nga kufiri me Izraelin, por Reporterët Pa Kufij nuk kanë përmendur Izraelin si përgjegjës për këto bombardime.
Reporterët Pa Kufij ka deklaruar se gazetarët po mbanin helmeta dhe jelekët me mbishkrimin “press”, ashtu siç shkruhej edhe në automjetin e tyre.