Ish-kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, kësaj radhe ka ardhur me një premtim të ri.
Në një intervistë për lajmi.net, Hasani ka deklaruar se ka nisur të publikojë më herët planet e tij për tu bërë kryetar komune në mandatin e ardhshëm.
Ai ka folur për “Teleferikun në Liqenin e Batllavës”, projekt ky për të cilin Hasani nuk ka treguar se sa do të kushtojë.
“Janë ekspertat që mirren me atë punë”, ka thënë ai duke i shkelur syrin gazetarit. Në momentin kur gazetari ka insistuar për të parë projektin e Hasanit, ai ka reaguar duke thënë se e ka diku në veturë.
“Çka po i jep zor bre? Është diku në veturë, mos t’ju marrim kohë as juve”, ka deklaruar Hasani./Lajmi.net/