Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari Kryeziu tregon porosinë që VMRO-DPMNE ia dërgoi Ali Ahmetit

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, është duke kryesuar raundin e parë të votimit për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Madje nga kjo parti sipas gazetarit Fitim Kryeziu, ka thënë se po i vjen fundi “pushtetit të rrejshëm.

Gjithashtu Kryeziu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka treguar se nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksander Nikollovski, i ka dërguar porosi kryetari të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, se nuk mund ta kushtëzojnë më asgjë pas kësaj mbështetje që kanë marrë nga qytetarët.

“Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksander Nikollovski, i dërgoi porosi liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se me këtë besim të qytetarëve nuk mund ta kushtëzojë askush udhëheqësin e ardhshme të VMRO-DPMNE”, ka thënë ai.