Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari: Kurti më populist se Rama, ja pse është më i dashur nga të rinjtë

 
   

Me rastin e festave të fundvititit çdo pensionit dhe fëmijë në Kosovë do të marrë nga 100 euro, pavarësisht të ardhurave të familjes. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ditën e djeshme.

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se vendimi për subvencionimin e të gjithë fëmijëve me nga 100 euro është një premtim i mbajtur nga ai.

Gazetari Leonard Seferi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Albin Kurti është më populist dhe më i dashur nga të rinjtë se kryeministri i Shqipërisë.

“Kurti u flet më shumë të rinjve. Ai vjen nga një opozitë e gjatë 20-vjeçare, që e njeh në detaje gjithë problematikën pasi ka qenë në terren me njerëzit. Siç konsiderohej si risi, kishte qarqe të caktuara që e konsideronin një kërcënim se nuk ishin mësuar me një kryeministër që protestonte”, tha gazetari.