Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë ka ngjallur mjaft reagime publike, nisur edhe nga mënyra se si reagoi policia.
Ka dyshime të forta se personat përgjegjës në polici kanë qenë të implikuar me pronarët e kopshtit “Stinët” për të mos vijuar procedurat, prandaj edhe dy prej tyre janë pezulluar nga puna.
Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta bëri sot një deklaratë të fortë, ku tha se ka më shumë se dy persona përgjegjës (efektivë policie) lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Gjatë një komunikimi live përmes SKYPE-t, gazetari Çelmeta iu drejtua zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj që Ministria e Brendshme t’i sugjerojë Policisë së Shtetit sekuestrimin e telefonave efektivëve.
Pjesë nga diskutimi:
Çelmeta: Sipas AMP-së, shefi i seksioneve të krimit, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj akuzohen për shpërdorim detyre. Këta oficerë policie nuk kanë këqyrur si duhet pamjet filmike dhe kanë fshehur ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor.
Hodaj: Jemi të shqetësuar nga episodi. kur bëhet fjalë për dhunë ndaj një të miture jemi më të ndjeshëm, ndaj Ministria e Brendshme ka insistuar që Policia e Shtetit të marrë masa. jemi të shqetësuar si prindër dhe si zyrtarë institucioni. AMP ka vendosur një grup hetimi për ngjarjen. e rëndësishme është fakti që pas iniciativës së Policisë së Shtetit, personat përgjegjës do të përballen me pasojat. Prindërit kanë denoncuar në polici ngjarjen. me sa jemi në dijeni, është ajo që është bërë publike dhe për mediat. ka rezultuar se ka pasur mangësi nga hetimet paraprake. është një çështje po ndiqet me shumë seriozitet. jemi shumë seriozë në ndjekje.
Çelmeta: Sugjeroni të sekuestrohen telefonat e punonjësve të policisë. Nuk janë dy persona përgjegjës, por janë më shumë.