Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari: Mund të ketë protesta nga serbët e Kosovës pas heqjes së dinarit

 
   

Rregullorja e re e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme hyri në fuqi dje në 1 shkurt.

Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është Euro.

Gazetari Muharrem Kapexhiu tha në emisionin GoodMorning Albaninans në Euronews Albania se vendimi i bankës  për heqjen e dinarit mund të pasohet me protesta nga serbët e Kosovës.

“Në SHBA dhe BE i druhen problemeve ndëretnike, ata do të kërkojnë që çështja të kalojnë në dialog në Bruksel. Në një mënyrë ose tjetër ata mbështesin çdo gjë që është brenda kushtetutës. Mund të ketë protesta nga banorët serbë pas këtij vendimi”, tha gazetari.