Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari shqiptar “shpërthen” ndaj kritikuesve të Kurtit për takimin me shefin e CIA-s: Ky është gabimi i tij më i madh!

 
   

Gazetari shqiptar Çim Peka, ka reaguar për kritikat që iu bënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për takimin me shefin e CIA-s William Burns.

Peka ka thënë se kryeministri Kurti nuk ndalet me “absurditete të tilla”, përcjell Bota sot,

Ai ka theksuar se Kurti megjithatë, mund të kritikohet për pjesëmarrjen në Konventën e Demokratëve në SHBA, pasi sipas tij, në pushtet nga janari mund të vijë Donald Trump.

Reagimi i tij i plotë, në Facebook:

​Dje: Albini iku në SHBA pasi e dinte se nuk do ta takonte shefi i CIA-s!

Sot: Shefi i CIA-s, mbajti njërën dorë në xhep kur takoi Kurtin, kjo tregon dështimin e qeverisë!

Nesër: Biden u plak para kohe nga kokëfortësia e Kurtit ndaj administratës së tij!

O shqipet e mediave të Kosovës, nuk largohet Kurti me absurditete të tilla.

Ps: Kurti si kryetar i një partie jashtë qeverisjes edhe mund të marrë anë në zgjedhjet amerikane, por Kurti si kryeministër bën gabimin më të madh që merr anë, jo se ka peshë se me kë është Kurti në SHBA, por ti si kryeministër nuk duhet të delirosh e duhet ta ruash Kosovën nga përplasjet e brendshme gati titanike që ka SHBA sot.

Tjetrit që i bën atentat për ta vrarë, në Janar mund ta kesh President të SHBA, dhe ti dërgon funksionin e Kryeministrit të Kosovës në “natën e çmimeve Oskar” të demokratëve? Duhet të jesh shumë naiv.

Për këtë mund të kritikoni Kurtin po patët pak seriozitet!