Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se është e gatshme ta njohë Palestinën si shtet.
Duke marrë këtë shkak këtë deklaratë, ka reaguar opinionisti Guillem Pursals.
Ai me anë të një shkrimi ka kërkuar nga ekzekutivi i Sanchez, që së pari ta marrë në konsideratë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Nëse është urgjente, siç tha Sanchez, njohja e Palestinës, ne duhet ta njohim Kosovën”, shkruan gazeta “El Indenpendiente”.
“Spanja është një nga shtetet e pakta evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pjesa tjetër janë: Rumania, Moldavia, Sllovakia, Greqia, Serbia, Qipro dhe Bosnje-Hercegovina. Kjo e fundit sepse minoriteti serb po e bllokon njohjen”, thuhet tutje në artikull.
Pursals thekson se “Kur Spanja po avokon që Palestina të jetë pjesë e OKB-së, po e thellon kontraditën me mosnjohjen e Kosovës”.
“Ka një kontradiktë të rëndësishme në pozicionin spanjoll, ashtu si në atë të Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova është pjesë e zonës Shengen dhe, për rrjedhojë, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë nëpër të gjitha shtetet e nënshkruara në të njëjtin traktat të lëvizjes së lirë, pavarësisht se nuk është Bashkimit Evropian, sikur edhe pjesa tjetër e shteteve ballkanike, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë të gjitha të njohura ndërkombëtarisht. Kështu, fakti që Spanja avokon që Palestina të jetë në Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur, thellon edhe më shumë kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës”, shkruan tutje në artikullin e publikuar nga gazeta “El Indenpendiente”.