Luftimet në Gaza nuk po kursejnë askënd. Fëmijë e gra të vrarë e të plagosur, apo edhe gazetarë të cilët ndodhen në vijën e parë për të raportuar.
Gazetari Mohammed Abu Hatab dhe 11 anëtarë të familjes së tij vdiqën nga bombardimi i Izraelit në Gaza.
Gazetari Abu Hatab ishte në punë në momentin e sulmit, duke raportuar në një nga spitalet për situatën aktuale. Ky raportim ndodhi një orë, para se ai të vritej.
Ndërkohë kolegu i tij e ka raportuar live humbjen e madhe, teksa ka prekur me fjalët e thëna. Ai tha se të gjithë punonjësit e medias do të bien dëshmorë, dallimi sipas tij është thjesht afati kohor.
“Ne jemi të gjithë dëshmorë.. Dallimi është thjesht afati kohor. Po shkojmë njeri pas tjetrit. Këto që kemi veshur nuk na mbrojnë është e kotë. Bota nuk do t’ia dijë. Por do të durojmë”, tha një gazetar.
Sipas Unionit të Gazetarëve Palestinez, me vdekjen e Abu Hatab , numri i gazetarëve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 27.