Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetari zbulon dëshminë e Ergys Arrazit: Gruaja ime kishte probleme mendore…

Gjatë një interviste në emisionin “7 pa 5”, gazetari Esido Barkaj, foli për ngjarjen tragjike të Shkodrës, që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Alma Arrazi 39-vjeçe, dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur shkak për të dhunës psikologjike dhe fizke të bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi 31-vjeç.

Ndërsa dje u gjet trupi i pajetë i njërit nga prej tre fëmijëve të mitur.

Lidhur me ngjarjen tronditëse gazetari Esido Barkaj, thotë se operacioni i këkrimit për trupat e dy të miturve dhe të 39-vjeçares vazhdojnë edhe sot, por për fat të keq ende pa rezultat, për shkak të shtrirjes së lumit Buna, i cili derdhet në detin Adriatik.

Barkaj thotë se në trupin e 9-vjeçares që u gjet dje, nuk është gjetur asnjë shenjë dhune dhe se nga ekspertiza ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbytja.

Dyshimet e policisë së Shkodrës, janë shtuar me shumë ndaj 31-vjeçarit në momentin kur atij i është komunikuar se e bija 9-vjeçare është gjetur e pajetë.

Barkaj tregoi se reagimi i Ergys Arrazit kur mësoi se e bija kishte vdekur, ishte tepër i ftohtë.

Ndërsa në dëshminë e tij ai ka mohuar kategorikisht të ketë ushtruar dhunë në familje, ndërsa ka pretenduar se bashkëshortja e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të gazetarit, mendohet se Arrazi kishte lidhje jashtëmartësore.

Esido Barkaj: “Është ngjarje më tepër e trishtë dhe e rëndë që ka tronditur të gjithë Shqipërinë. Nga informacionet e fundit, vijojnë ende kërkimët për gjetjen e tre trupave të tjerë nënës dhe dy fëmijëve, por ende pa rezultat deri në këto momente…9-vjeçarja që u gjet dje është dërguar në morg dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune, dhe se është vetëmbytur.

Ka qenë vetë bashkëshorti i dyshuar se ka shkaktuar dhunë fizike dhe piskologjike ndaj të resë..kërkimet kanë zgjatur deri në orët e vona të natës nga ura e Bunës dhe në grykëderdhjen lumit Buna. Në momentin që e bija u gjet e vdekur 31-vjeçari s’ka bërë asnjë lloj reagimi, kjo ka tronditur policinë e Shkodrës…por ai ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve por ka thënë se bashkëshortja kishte probleme mendore…por nuk është provuar deri më tani që Alma vuante nga sëmundje mendore apo depresioni. Ata prej disa muajsh kishin probleme, ai shpes i kërkonte që të largohej…dyshohet që kishte një lidhje jashtëmartësoore, kjo mbase e ka shtyrë të marrë aktin ekstrem”.