Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetarja: Asnjë nga miqtë nuk i qëndroi pranë Fjollës, ajo ka bërë çmos për të gjithë

Gjendja shëndetësore e Fjolla Morinës u komentua një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja Edona Gashi.

Sipas kësaj të fundit, Fjolla në momentet më të vështira është braktisur nga miqtë e saj.

“Siç thuhet Fjolla është shtruar në spital, edhe pse kjo ka qenë një gjë e vonuar pasi është dashur që të ndodhte shumë më herët. Mirëpo këtu është ai problemi që unë e kam pikërisht me mediat, ku mediat, sidomos miqtë e saj që i ka pasur të shumtë në media nuk i kanë qëndruar në krah në asnjë moment. Jo vetëm miqtë nga media, mirëpo miqësia e madhe që Fjolla Morina njihet në Kosovë si një nga femrat e estradës që është në gjendje për shoqëri, për miqtë e saj të bëj çmos dhe e ka dëshmuar gjithmonë këtë.

Ndërsa kur erdhi koha që Fjolla ishte në një gjendje shumë të rëndua psiqikisht, Fjolla nuk e pati asnjë njeri afër. Fjolla është shtuar në spital edhe pikërisht ndoshta ka qenë edhe efekti media.

Qysh pas ndarjes së saj me ish-bashkëshortin Fisnikun, mediat i kanë bërë shumë trysni asaj. E ëma është distancuar për shkak të problemeve të tyre familjare, ku normalisht nuk i ka qëndruar në krah për shkak të fjalëve që ajo i ka thënë, që janë apo nuk janë të vërteta ende nuk dihen”, tha Edona Gashi.