
Gazetarja e lajmi.net sot ka bërë një eksperiment social duke testuar reagimin e qytetarëve në rast se dikush është në nevojë për ndihmë.
Ajo e kishte lidhur dorën e saj kinse “të thyer” dhe kishte marrë disa molla me një qese.
Qëllimi i këtij eksperimenti ishte se nëse në atë moment gazetares i binin mollat në tokë si do të reagonin qytetarët, do ta ndihmonin apo të vazhdojnë rrugës së tyre.
Nga eksperimenti i bërë doli që shumica e qytetarëve kanë qenë të gatshëm që t’a ndihmojnë dhe treguan një empati ndaj njerëzve në nevojë.
Më poshtë e keni videon e realizuar nga gazetarja e lajmi.net:
/Lajmi.net/