Gazetarja Lusi Përgjegji thotë se në Shqipëri, aktualisht janë 1274 vajza të huaja, të cilat punojnë si eskorta.
Në emisionin “360 gradë”, Përgjegji u shpreh se Në varësi të vendit ku ofrojnë shërbimin, variojnë edhe tarifat e tyre.
Përgjegji shtoi se tarifat nisin nga 80 euro për gjysmë orë, deri në 5-6 mijë euro për 24 orë.
“Është një faqe ku gjithë vajzat, nga e gjithë bota që punojnë si eskorta janë të regjistruara, rezulton që në Shqipëri, në total janë 1274 profile që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të vendit tonë. Disponohen, në fakt ka dy forma si ato punojnë. Punojnë në ambiente që zgjedh klienti, apo edhe në ambiente që e zgjedhin ato, që kryesisht janë ose hotele ose shtëpi që i përdorin për të kryer aktivitetin. Në varësi të vendit ku ofrojnë shërbimin, variojnë edhe tarifat, duke nisur nga 80 euro për gjysmë orë, deri në 5-6 mijë euro për 24 orë”, theksoi ajo.