Pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, sot ka qenë gazetarja Elsa Ymeri dhe sociologu i njohur Gëzim Tushi, ku kanë folur për pozicionin e gruas apo mashkullit në ambiente pune, karrierë etj.
Gazetarja Elsa Ymeri tregon se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara dhe kjo është një nga arsyet pse ata mund t’i japin fund një lidhje, kjo sepse nuk duan të kenë sfida në jetë.
Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.
Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!
Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?
Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.
Sociologu Gëzim Tushi shprehet se gratë kanë një material gjenetik dhe biologjik shumë të mirë. Sipas tij ato janë në shumë ambicioze sesa burrat dhe se në Shqipëri nëpër ministri për fat të keq shumicën e posteve kanë drejtues meshkuj dhe jo femra.
Gëzim Tushi: Kanë rezultate, janë shumë ambicioze, kanë shpirtin e garës, e konkurrencës, etj. Ndërsa kur vjen puna për tek postet me përjashtim të Top Channel që është matrilineare, i ka drejtueset femra për fat, po të vini re nëpër ministri do të shikoni që ato pak vende, poste i kanë përgjithësisht meshkujt.
View this post on Instagram