Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetarja serbe: Serbia i la “në baltë” serbët e Kosovës

Në Serbi zgjedhjet janë tema kryesore, por jo për serbët në Kosovë. Në veri serbët presin në radhë për të riregjistruar veturat e tyre nga KM në targa RKS. Kështu ka vlerësuar për N1 gazetarja KoSSeva, Tatjana Lazareviq.

Kur është fjala për draft-statutin e ri të Asociacionit, me përmbajtjen e të cilit publiku nuk është i njohur, Lazarevic thotë se mekanizmat që po krijohen do të merren më shumë me atë se si të mos cenohet sovraniteti i Kosovës, në vend që të mbrohen serbët në Kosova.

Ajo thekson se qeveria në Beograd me turp ia kaloi përgjegjësinë njerëzve në veri.

“Për fat të keq, sovraniteti është transferuar qëllimisht në duart e njerëzve. Natyrisht, nuk po flas për demokracitë në të cilat populli është vërtet sovran, por në fakt për një transferim të turpshëm të përgjegjësisë nga autoritetet në Beograd në duart e komunitetit të dobësuar drastikisht të serbëve në veri, pas gjithë këtyre pasojave”, tha ajo