Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gazetarja tregon “hasmin” e Gentian Bejtjas dhe lidhjet kriminale: U arrestua për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

Gazetarja Anila Hoxha në emisionin “Top Talk” ka folur për pistat e hetimit për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Anila Hoxha: Janë disa pista, por që të gjitha në fakt deri më tani nuk kanë shënuar ende një gjurmë të identifikuar dhe po ashtu një autor të mundshëm. Janë shoqëruar në polici një sërë personazh dhe njerëz që e njohin Gentjan Bejtjan. Deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj me rëndësi për hetimin. Njëra prej tyre lidhet me të shkuarën e Gentjan Bejtjas për shkak të profilit të tij kriminal duke qenë se shumë herë, në shumë ngjarje, kryesisht vrasje, është shoqëruar. Ekspertët e policisë lokale, por edhe të policisë së shtetit kanë rihapur të gjitha dosjet ku përmendet Gentjan Bejtja, aq më tepër atentati më i fundit, ky ishte atentati i katërt ndaj Bejtjas 42-vjeçarit, aq më tepër i fundit u krye me të njëjtën dinamike, me të njëjtën egërsi në zonën e tij të banimit, duke i marrë jetën kunatit të tij, Ramazan Sinës.

Nëse do udhëtojmë në kohë dhe në të kaluarën kriminale të Bejtjas, ajo që dihet dhe është publikisht fakti se nga një ish-polic burgjesh, Bejtja u evidentua si një person që kishte probleme me krimin pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj ndodhur në vitin 2013. Nga veprimet hetimore të policisë së Durrësit u evidentuan dy shtetas Enver Stafuka, për vjedhjen e automjetit nga i cili u qëllua dhe u vra Dritan Lamaj dhe Gentjan Bejtja. I pari u arrestua Gentjan Bejtja dhe më tej u prangos dhe Enver Stafuka. Gjatë gjykimit të provave u pa e pamundur që të vërtetohej autorësia e tyre si hajdut automjeti luksoz prej nga ku u qëllua me armë zjarri komisari i lartë. Gjykata i shpalli të dy të pafajshëm dhe më pas Bejtja konsiderohej si një nga miqtë e Enver Stafukës i cili është shpallur i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për jetën e tij./albeu.com