Sot në Tiranë do të mbahet Samiti Ukrainë – Ballkani Perëndimor, ku pritet të diskutohen përpjekjet dhe vendimet e përbashkëta për rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Gazetarja ukrainase Iryna Synelnyk ka publikuar disa nga pritjet e ekspertëve ukrainas lidhur me pritjet e samitit, derisa vetë, duke iu rikthyer mundësisë së njohjes së Kosovës nga Ukraina, ka thënë kjo se mund të bëhet realitet vetëm në rrethana të caktuara.
Megjithatë sipas saj, për momentin nuk ka gjasa që në këtë samit të ngrihet çështja e njohjes së Kosovës nga Ukraina.
“Sepse ishte Rusia ajo që spekulonte vazhdimisht mbi këtë temë kur krijoi pseudo-republika dhe kërkoi njohjen e pavarësisë së tyre – Transnistria në Moldavi, LPR dhe DPR në Ukrainë, Abkhazia, Osetia e Veriut në Gjeorgji. Rusia e lidhi mundësinë e njohjes së Kosovës me njohjen e këtyre entiteteve shtetërore të rreme”, ka shkruar ajo.
“Duke iu rikthyer mundësisë së njohjes së Kosovës nga Ukraina, do të theksoj se politika është arti i së mundshmes, sepse ajo që duket e pamundur tani mund të bëhet realitet në rrethana të caktuara. Kjo mund të ndodhë ose në kuadrin e marrëveshjeve të gjera ndërkombëtare, ose në procesin e rrugës së integrimit evropian të të dy vendeve”, ka shkruar ajo.