Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook , shkruan se duke dëgjuar tregimin e Shpëtim Hajdarajt për vrasjen e babait të tij, Smajl Hajdarajt, ka një koment për këtë vrasje dhe vrasjet e tjera.
Gecaj shkruan se në mesin tonë ende janë të lirë kriminelët që e vranë Smajl Hajdarajn dhe të tjerët.
Postimi i plotë:
Po e dëgjoj tregimin e Shpëtimit për vrasjen e babait të tij, heroit të kombit, Smajl Hajdaraj. Fatkeqësisht, në mesin tonë ende vegjetojnë të lirë kriminelët që vranë Smajlin e shumë “Smajla” tjerë.
Lavdi heroit e mikut tim, Smajl Hajdaraj.