Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gecaj: Rreziku i hapjes së urës mund të vije nga jugu dhe veriu, s’përjashtohen aktet terroriste

 
   

Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj ka thënë me hapjen e urës së Ibrit mund të ketë rrezik nga të dy anët e qytetit të Mitrovicës jug dhe veri.

Sipas tij, rreziku nga jugu mund të jetë sepse mund të ketë eufori nga qytetarët, ashtu siç ndodhi te liqeni i Ujmanit.

“Prej jugut, vërtetë mund të ketë eufori, pamë rastin e Ujmanit ku një pjesë e qytetarëve ua mori mendja se atje është liri dhe mund të shkojnë, dhe filluan me shku në mënyrë të organizuar edhe pse ishte policia aty”, ka thënë Gecaj.

Ndërsa në veri ai ka thënë se ende ka grupe kriminale e që sipas tij ato mund të jenë bazë logjistike nga ushtria e Serbisë për të kryer akte terroriste.

“Mund të ketë akte terroriste, nëse i ipet një mundësi ose shkas, këtë nuk duhet me përjashtuar. Dhe bazë logjistike e rëndësishme do të jenë këto grupet kriminale që janë brenda për momentin”, ka thënë Gecaj.

Rrezik pas hapjes së urës ka paralajmëruar edhe ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Ai të martën tha se hapja e urës së Ibrit në këtë kohë do të paraqesë rrezik edhe për ushtarët e KFOR-it përfshirë edhe ata amerikanë.