Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Geci me rrëfim emocional: Adem Jashari figurë emblematike që rrallë gjendet

 
   

Ish-ushtar i UÇK-së, Halil Geci ka bërë një rrëfim të veçantë të periudhave të ndryshme që ai njihte familjen Jashari, përkatësisht, Shaban, Hamzë e Adem Jasharin.

Duke kujtuar kohën e shkollës, atëherë kur ishte gjeneratë e Ademit, Geci ka thënë se ai ishte njëri i urtë në shkollë e në shoqëri.

Ndërsa në periudhën e luftës, ai thotë se Ademi u bë një figurë emblematike që rrallë gjendet.

“Kam qenë gjeneratë. Ai ka qenë në shkollë teknike e unë në gjimnaz. Ademi edhe në shkollë edhe në shoqëri ka qenë njëri u urtë. Një nxënës i urtë, një shok i mirë, kurrë nuk ka fyer dikë. Gjithmonë buza në gaz i shkonte. Ka qenë shumë i veçantë, një figurë emblematike që rrallë grinden në këto trojke. Ademi ka qenë një burrë që i ka ulur gjakrat, ka dashur me të gjithë me qenë bashkë”, është shprehur Geci.

Ndërkohë Geci ka folur edhe për Hamzën, për të cilin tha se ishte një burrë i pakrahasueshëm e që e njihte mirë politikën.

“Ka qenë edhe Hamza, një burrë që nuk i gjendej qifti. Ai ka qenë në një shkollë të lartë teknike. E ka ditur politikën dhe rreshtimin dhe lindje-perëndim më mirë se sot këta që po e din që janë alamet intelektual”, theksoi ai.

Më tej, Geci ka përmendur edhe Shabanin, duke thënë se i ka përkrahur Ademin e Hamzën edhe pse e dinte që do ta humbiste luftën.

“Ashtu ka qenë edhe mixha Shaban, një burrë i mirë që o ka përkrahur djemtë edhe pse e ka ditur që do të humb. Serbia ka qenë e fortë por ka marr aso rreziqe që e ka kthyer historinë e Kosovës në binar” shtoi ai.

Ndërkaq, pa dashur të shtoj më tepër detaje, Geci ka thënë se për këtë familje s’ka çka flet, pasi për të flet historia.