Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar takimin e shefit të CIA-s, William Bunrs me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe mbajtjen e dorës në xhep nga ana e Burns.
Bytyçi thotë se burri i madh i kombit amerikan, George Bush e priste presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha në vitin 1992 me dorën në xhep në Uashington.
Sipas tij, Bush e pati shpjeguar dorën në xhep në takimin e parë të tij me Berishën sig jest miqësie e shtensionimi të takimit midis palëve.
Profesori është i bindur se edhe qëllimi i Burns është i njëjtë.
“Burri i madh i kombit amerikan, George S. Bush e priste presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, në vitin 1992 me dorën në xhep në Uashington. Ëilliam Burns, një burrë tjetër i shquar i SHBA-ve, ishte dje dhe sot në Prishtinë dhe hyri në zyrën e presidentes Osmani e të kryeministrit Kurti, gjithashtu me dorën në xhep!
George S. Bush, para se të bëhej presidenti ishte Drejtor i Përgjithshëm i CIA-s. Ndërkohë Ëilliam Burns është drejtori aktual i CIA-s. Bush e pati shpjeguar dorën në xhep në takimin e parë të tij me Berishën, si gjest miqësie e shtensionimi të takimit midis palëve.
Jam i bindur se ky ishte qëllimi i Ëilliam Bunrs gjithashtu. Mesazhi i të dyve ishte dhe mbetet: – Ne jemi miq. Nuk respektojmë protokollet midis nesh. Nuk sillemi si i forti me të dobëtin, si i madhi me të voglin. Jemi të barabartë, sepse kemi të njëjtat synime, të njëjtin interes të përbashkët, të njëjtën strategji politike e gjeopolitike!”, ka shkruar Bytyçi.
Tutje, sipas tij, shefat e mëdhenj kur janë edhe njerëz të mëdhenj, japin gjithmonë mesazhe shprese dhe optimizmi.
“Shefat e mëdhenj, kur janë edhe njerëz të mëdhenj, japin gjithmonë mesazhe shprese dhe optimizmi! Ky ishte jo vetëm rasti i takimit Bush-Berisha në vitin 1992, por edhe i takimit të djeshëm midis shefit të CIA-s amerikane dhe dy liderëve kryesorë të Republikës së Kosovës. Fakti që ai pati Kosovën si të fundit vizitë në turneun e tij ballkanik, do të thotë shumë. Nuk ishte nevoja të vinte në Prishtinë për të rekorduar ndonjë mesazh për Beogradin apo Sarajevën. Përkundrazi, kjo dëshmon lidhjet e ngushta midis SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës!”, ka përfunduar profesori.