Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla deklarohet për draft-statutin e publikuar për Asociacionin – ka këto fjalë!

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se “nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve”, teksa është pyetur për të komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga Bashkimi Evropian e të publikuar në media së fundmi.

E pyetur nëse drafti i publikuar është i njëjti me atë që i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti javë me parë nga emisarët euro-amerikane, Gërvalla ka deklaruar se si ministri deri tani nuk kanë publikuar ndonjë draft.

Për publike ju të mediave e dini më mirë se nga i merrni dhe si i merrni. Unë si ministre e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë ndodh apo nuk ndodh”, është shprehur kryediplomatja.

Ndryshe, ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani pak ditë më parë ka bërë publik dokumentin që sipas tij është drafti i plotë i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Drafti i cili është bërë publik nga Ramadani përmban 50 pika, dhe për të njëjtin nuk ka pasur reagim nga zyrtarët e Qeverisë.