Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla e Bulliqi organizojnë pritje për mërgimtarët

 
   

Komuna e Podujevës ka publikuar fotografi nga takimi i mbrëmshëm me mërgatën, me organizim të Kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Bulliqi i ka falënderuar bashkatdhetarët “për investimet që po i bëjnë në vazhdimësi në vendlindje”.

“Ai po ashtu i ka informuar ata për mundësinë që Komuna e Podujevës është duke ofruar për investitorët, duke përmendur Zonën ekonomike, si një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të investojnë në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe Gërvalla, e cila “i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre”.