Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas kritikave të kryediplomates Donika Gërvalla Schwarz kundër Bashkimit Evropian dhe emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.
Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi thotë se përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, kryediplomatja kosvare ngrihet dhe kërkon llogari nga BE-ja për sigurinë, sikur të ishte që vendet e BE-së i japin llogari personale vetë ministers.
Tutje, ajo tha se Gërvalla është zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, dhe sipas Halimit mori përgjigjen e merituar nga emsiarët.
Reagimi i plotë:
Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?
Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!?
E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar.
I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta.
Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!?
E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!