Në Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, përveç kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, po merr pjesë edhe shefja e diplomacisë kosovare, zonja Donika Gervalla.
Nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale”, brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë ditës së sotme ,tema e debatit ishte edhe Kosova, si dhe bashkëpunimi rajonal, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe siguria.
Kryediplomatja e Kosovës, zonja Donika Gervalla, ka thënë se “Delegacioni nga Kosova gjatë qëndrimit në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka zhvilluar një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me përfaqësues të lartë të BE-së, ata nga Këshilli Evropian, si dhe kryetarët e shtetit slloven dhe disa vende ballkanike.”
“Gjatë gjithë këtyre takimeve, sikur më parë, edhe sot këtu në Forumin Strategjik në Bled, kemi shfrytëzuar rastin të lobojmë jo vetëm për njohje të reja, por edhe për integrime evropiane dhe euroatlantike. Paralelisht me këto, kemi diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në BE, Interpol, etj…” ka deklaruar më tej ministrja Gervalla për gazetën zvicerane Le Canton27.