Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Selisë së Shenjtë mori pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes.
“Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet nga Basilika e Shën Pjetrit në Vatikan, ku me ftesë të Selisë së Shenjtë morëm pjesë në meshën në vigjilje të Festës së Krishtlindjes.
Paqja dhe dashuria mbretërofshin në vendin tonë dhe të gjitha vatrat tona”, ka shkrruar ajo në “Facebook”.
Kujtojmë se Vatikani është një nga shtetet që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë: