Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla në takim me Adlercreutz: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

 
   

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, pati një takim me Ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standardeve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës.

Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, thuhet në njoftim të MPJD-së.