Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në Forumin e Ulpianës për angazhimin e diasporës, zhvillimin dhe diplomacinë.
Në platformën X, ajo ka thënë se thelbi i ambicies qeveritare është që të zyrtarizohen hapat institucionalë kuptimplotë për angazhimin e diasporës.
“Ulpiana Forum kërkon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet angazhimit të diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë.
Thelbi i ambicies sonë është të zyrtarizojmë hapat institucionalë, informues dhe zbatues për të na ndihmuar në krijimin e një kulture kuptimplote të angazhimit të diasporës”, ka thënë ajo.